Kryemadhi flet për ish-kryetaren e Bashkisë: S’u dorëzua fare, e shqyen me kaçavida!

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është takuar sot me gratë dhe vajzat në qytetin e Prrenjasit, ku ka folur me to edhe për programin e partisë që ajo drejton.

Kryemadhi nuk kurseu edhe batutat me ish-kryetaren e Bashkisë së Prrenajsit, Miranda Rira, duke thënë se ajo është nga kryetarët e bashkive më stoike.

“Programi i LSI nuk ka nevojë për shumë filozofi, realizohet vetëm me vullnet politik. Një nga pikat kryesore është ulja e taksës së sheshtë, apo edhe pagat që janë deri në 35 mijë lekë të vjetra, të mos paguajnë asnjë lloj takse në muaj.

Miranda si kryetare bashkie që ka qenë prej katër vitesh edhe një nga kryetarët e bashkive më stoike, na u dorëzuan burrat shumë kollaj, Miranda u dorëzua me vështirësi.

S’u dorëzua fare, por e shqyen me kaçavida, por ajo që mendoj unë dhe është shumë e rëndësishme, ne na duhet të krijojmë më shumë hapësira për gratë dhe vajzat, sepse kjo është një nga pikat e forta që ka LSI.

Edhe unë si kryetare partie e kam ndjerë mbështetjen e fortë të grave dhe vajzave, sidomos të mikeve që janë jo vetëm në LSI, por edhe jashtë saj”, tha Kryemadhi në Prrenjas.