Rudina Xhunga godet me deklaratën: Kjo gjë do ndodhë deri në 31 dhjetor, e ka thënë ambasadorja amerikane!

Gazetarja Rudina Xhunga ka shprehur besimin e plotë se Gjykata Kushtetuese do ngrihet deri në 31 dhjetor.

“Qëndrojmë tek Gjykata Kushtetuese. 31 dhjetori është afati i fundit për ngritjen e saj. I takon presidentit që të zgjedh mes 2 kandidaturave.

Po e besoj se do e kemi. E ka thënë ambasadorja amerikane. Nuk e besoj se do ketë njeri ndërmend që të ndryshojë mendim rrugës. Do kemi Gjykatë Kushtetuese deri në 31 dhjetor”, shprehet Xhunga.