Rudina Hajdari zbulon çfarë i ndodh në kuvend sa herë ngrihet të flasë

E ftuar në emisionin “Rreze Dielli”, deputetja Rudina Hajdari foli për faktin se si nëpërmjet gafave është kthyer në burim memesh në rrjetet sociale.

Ajo shpjegoi përse ndodh kjo duke përmendur ‘gafat’ si një vështirësi në mbajtjen e falimeve në Kuvend, sidomos kur është e detyruar të flasë në këmbë dhe jo të rrijë ulur.

“Është më e lehtë të flasësh ulur sesa në këmbë. Kur jam e ulur te karrigia ime e kam më të lehtë. Kurse kur jam në këmbë nuk është e thjeshtë. Mësohesh. Për deputetët që janë për herë të parë duhet pak kohë, ku të shikosh, ku do akomodohesh…”, -tha ajo.

Më pas Hajdari shtoi se gabimet janë pjesë e jetës dhe se nuk ndikohet shumë nga kritikat.