Rudina Hajdari përplaset me Ramën, zbulohet propozimi që i ka bërë presidentit Ilir Meta

Deputetja Rudina Hajdari i ka propozuar ditën e sotme Presidentit të Republikës Ilir Meta datën 2 maj për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Lajmin e ka bërë me dije vetë Hajdari përmes një postimi në rrjetet sociale, e cila bën me dije se për vendimin është bazuar dhe në propozimet e ndjekësve të saj.

Rama është shprehur i gatshëm për çdo datë, përveç datës 2 maj, pasi janë Pashkët ortodokse.

Postimi i Hajdarit:

Bazuar edhe në propozimet tuaja të bëra në rrjetet sociale mbas kërkesës për ta marrë së bashku këtë vendim i propozova datën 2 maj sot presidentit për mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme.

Zgjedhjet e ardhshme do të jenë një betejë mes qytetarëve të ndershëm dhe punëtore të këtij vendi dhe një klase politike të pangopur e cila edhe pse nuk ka punuar një ditë në jetën e saj, është pasuruar tej mase në kurriz të djersës së njerëzve punëtore.

Kjo e ben daten e zgjedhjeve historike, ndaj mendoj se nuk ka datë më simbolike se sa 2 maji, për të festuar fitoren e njerëzve punëtore e të palodhur karshi të pangopurve.