Rudina Hajdari në zi, njofton humbjen e njerit të dashur

Duket se cdo ditë lajmet e humbjet së jetëve të njerëzve po na trishtojnë shumë. Rudina Hajdari ka zbuluar ditën e sotme humbjen e një njeriu shumë të dashur për të dhe familjen e saj.

Ajo njoftoi se sot ka ndërruar jetë mësuesi i njohur Xhemal Çera i cili ishte dhe mik i familjes. “Më pikëlloi sot lajmi i humbjes së Xhemal Çerës, një prej njerëzve më të ditur e patriot që kam njohur.

Xhemali ka qenë mësues dhe me mençurinë e dijen e tij, me patriotizmin e idealizmin që karakterizon gjithë familjen Çera brez mbas brezi, ka edukuar shumë të rinj të cilët ende sot e kujtojnë me respekt.

Familjes Çera nuk do di kurrë t’ia shpreh mjaftueshëm mirënjohjen për sakrificën e tyre në shërbim të kauzës së babit tim.

Besimi, djali i Xhemalit, dha jetën duke u munduar të mbronte tim atë e familja e tij gjithnjë tregoi krenari për gjestin e tij.

U prehsh në paqe i dashur Xhemal! -shkruan deputetja në postimin e saj.