Rudina Hajdari kokë më kokë me Taulant Ballën: “Ja kush do të humbasë”

Në seancën e sotme parlamentare, deputeti i PS-së, Taulant Balla u kap kokë më kokë me Rudina Hajdarin e cila u ‘kryqëzua’ në Kuvend për gafën e saj rreth numrin të liqeneve të Belshit.

Ajo ju kundërpërgjigj Ballës mjaft ashpër duke thënë se partia e tij do të humbasë dhe e drejta do të fitojë ndërkohë që ky i pari tha se nëse Librazhdi dhe Përrenjasi nuk kanë ujë të pijshmë sikurse ajo akuzonte, nuk do të kandidonte më për deputet.

“Taulant, a e di ti që vendlindja jote, zona që të ka mbështetur kaq shumë me vota, që të ka bërë një njeri të rëndësishëm, është më e varfëra në Shqipëri.

Më e varfëra Taulant!

Si ka mundësi që ju jeni shkëputur kaq shumë, që ju ka ikur fare ndjeshmëria, që nuk doni tja dini më për njerëzit por e keni mendjen vetëm te fitimet tuaja personale?

Si ka mundësi që keni 30 vite në politikë dhe nuk ngopeni?

Por dua tju them edhe dy fjalë qytetarëve të mirë:

Të dashur qytetarë, asgjë nuk do të ndryshojë nëse ne të gjithë sillemi njësoj. Nëse kjo klasë politike për 30 vite të ka sjellë varferi, papunesi, korrupsion dhe emigrim, nëse e mbështet me votë, je duke mbështetur varferinë, papunesinë, korrupsionin dhe emigrimin. Je duke votuar kundër të ardhmes së fëmijëve, je duke votuar kundër vetes tënde.

Te dashur shqiptarë të mirë e punetorë, duhet të ndryshojmë sjelljen tonë, që të ndryshojë realiteti.

Ka ardhur koha që me këtë klasë politike të sillemi, sic sillemi me rrobat e vjetra kur ato grisen e konsumohen. Duhet ti paketojmë dhe ti hedhim te koshi i vjetërsirave.

Unë jam e bindur që kjo do të ndodhë, e ndiej kudo qe kjo do të ndodhë.

Këta do humbasin, e reja do fitojë!”, -tha Hajdari.