Rudina Hajdari dhe Florian Binaj tregojnë personazhet e famshëm të cilët i kanë “ëndërruar” dhe kanë patur fantazi për to

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Shiko Kush Luan” ka qenë e ftuar edhe deputetja e parlamentit Rudina Hajdari. Dy skuadrat, blu dhe e kuqe u përballën në lojën e gjetjes së shkronjave në skenë, me skuadrën e kuqe që humbi, pjesë e të cilës ishte edhe deputetja Hajdari. Pjesëtarët e skuadrës humbës eduhet të zbulonin personazhin publik me të cilin kanë patur fantazi, me deputeten që tha emrin e aktorit Brad Pitt.

Kapiteni Florjan Binaj u përgjigj se ka parë në ëndërr Kim Kardashian dhe me shaka tha se kjo ishte arsyeja e ndarjes së Kim dhe Kanye, Zaimina Vasjari tha “Jason i “Transportuesi” pasi ka ngjashmëri me bashkëshortin e saj, Endrit Mërtiri tha emrin e Britney Spears ndërsa Alesia Noka tha Johnny Depp.