Rudina Hajdari del jashtë parashikimeve, braktis Murrizin e Valterin dhe formon parti të re politike me një tjetër grupim

Prej dy ditësh po përflitet për krijimin e një partie të re nga opozita parlamentare. Madje deputetët Myslim Murrizi dhe Halit Valteri publikuan edhe logon e partisë së tyre të re, që quhet Lëvizja Demokratike e Shqipërisë.

U përfol se pjesë e kësaj partie do të ishte edhe deputetja Rudina Hajdari, por sipas ABC News kjo nuk është e vërtetë pasi Rudina do të formojë një parti tjetër të re.

Rudina do të formojë një parti më vete me nismën “Thurje” duke mos iu bashkuar Myslym Murrizit dhe grupit të tij.

Hajdari është kthyer në Tiranë pas pushimeve në SHBA duke iu përkushtuar ngritjes së partisë së re.