Rudina Hajdari bën reagimin e fuqishëm dhe thumbon PD-në: Ëndrra e babait tim nuk u plotësua!

Deputetja Rudina Hajdari zgjodhi të protestonte sot përpara bustit të babait të saj, me pankartat që ngritën studentët 30 vite më parë, pikërisht në sheshin e Qytetit Studenti.

Hajdari tha se ëndrra e babait të saj nuk u plotësua, dhe Shqipëria sot është larg Europës.

“30 vite më parë, më 8 dhjetor 1990 në këtë shesh u ngritën studentët me në krye Azem Hajdarin për liri e demokraci. Në 1990 unë sha 3 vjeçe, sot jam 33 vjeç dhe nuk ndihem që ëndrra e atyre studentëve është plotësuar”, – tha deputetja.

Partitë politike, përfshirë edhe partia që babai i saj themeloi, sipas Rudina Hadarit janë kthyer në parti diktatoriale, që po i detyrojnë të rinjtë të braktisin çdo ditë vendin e tyre.

“Më pas në këtë vend erdhën pushtetarë të cilët instaluan parti që sot janë kthyer në miniparti diktatoriale, të cukat operojnë në mënyrë autokratike, duke pasur kryetarë që s’i kanë më ato vlera për të cilat këta shqiptarë u ngritën”, – u shpreh e bija e Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari.

Për këtë arsye ajo kërkoi që edhe një herë shqiptarët të bëhen bashkë për të sjellë ndryshimin që nuk erdhi plotësisht 30 vite më pare duke votuar partinë e re të krijuar prej saj.