Rudina Dembacaj i rikthehet sherrit të ashpër me Agron Llakajn: Ai njeri, bën mirë të mos më dalë përpara

Moderatorja dhe aktorja, Rudina Dembacaj iu është rikthyer sherrit të bujshëm me Agron Llakajn, gjë që solli edhe largimin e saj nga “Al Pazar”.

E ftuar në “Roped With Olsi”, asaj iu kërkua që të thoshte emrin e aktorit me të cilin nuk flet.

Dhe Rudina Dembacaj u përgjigj: “Se di a meriton t’ia them dhe emrin, A. Llakaj. S’i flas dhe bën mirë të mos më dalë para ai njeri. Obobo, si e kam presionin, nota 10 (qesh)”.

Aktorja, e cila pak kohë më parë i dha fund beqarisë duke u martuar me ish-deputetin, Mark Frroku, foli edhe për marrëdhënien me partnerin e saj.