‘Rrokadë’ në Bashkinë Shkodër, Voltana Ademi bën lëvizjen e bujshme, merret vendimi i fundit

Lëvizje të bujshme nga Bashkia Shkodër. Bëhet me dije se Ardit Çylybyli është emëruar nga Kryebashkiakja Voltana Ademi si nënkryetar i Bashkisë së Shkodrës. Emërimi i Çylybylit vjen në përmbushje të angazhimit shtesë të stafit drejtues për koordinimin, menaxhimin dhe ndjekjen e aktiviteteve që sigurojnë zbatimin e ligjit, korrektësinë në punë të administratës publike në zbatimin e ligjit dhe sigurimin e ofrimit të shërbimeve sa më shgejt në kohë për banorët e Bashkisë Shkodër.

Konkretisht, nënkryetari Çylybyli do të menaxhojë çështjet që lidhen me kontrollin e ndërtimeve dhe ndërhyrjeve të ligjshme dhe të paligjshme në territor, kontrollin administrativ kur bëhet fjalë për kundravajtje administrative si zënia e hapësirës publike etj. Po ashtu, ai do të angazhohet në monitorimin, koordinimin dhe inspektimin përmes inspektorëve dhe administratorëve të lagjeve dhe njësive administrative për çështje që kanë lidhje me administrimin vendor dhe shërbimeve pranë komunitetit. Para marrjes së kësaj detyre, Ardit Çylybyli ka qenë përgjegjës Pranë Drejtorisë së Sherbimeve Bujqësore dhe Pyjore në Bashkinë e Shkodrës.

Ai është aktualisht kryetar i Grupseksionit 2/1 të PD Shkodër, antar i Kryesisë së Degës së PD Shkodër, drejtues i Departamentit të Rinisë dhe Sportit në FRPD të Shqipërisë. Në zgjedhjet politike të vitit 2017, ishte kandidat për deputet në listën e PD- së për qarkun Shkodër.