Rrëfehet Valbona Selimllari, tregon, pse vendosi të mbështesë Erion Veliajn

Ish-missi i parë shqiptar Valbona Selimllarin ka folur për ‘Urban Story’ rreth jetës së saj si nënë, artiste, punonjëse sociale dhe pjesë e bashkisë së Tiranës. Emri i saj krijoi jo pak zhurmë pak kohë më parë në krah të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Sot Valbona Selimllari vendos të përgjigjet.

“Pse unë jam me këta njerëz? Pikërisht se kam qenë dhe e kam parë se çfarë bëjnë, pavarësisht problematikave, se nuk po them që gjithçka është në perfeksion, por nuk më takon të analizoj”, – thotë Valbona.

Por, ka vendosur të renditet në krahun e duhur, sipas saj. “Nuk kam asnjë ambicie të tillë, nuk mendoj, unë jam një artiste më pëlqen kjo botë që kam, më pëlqen të bëj atë punë që bëj, të ndihmoj edhe nuk kam ambicie politike”, – tregon Selimllari.