Rrëfehet Berisha, zbulon si e ka pritur vendimin e Jozefina Topallit për të krijuar lëvizjen e re politike: E mora vesh nga

Ish-kreu i qeverisë, Sali Berisha ka shprehur mendimin e tij lidhur me krijimin e lëvizjes së re politike nga ish-numri dy i PD, Jozefina Topalli. Berisha tha se këtë lëvizje të re e ka marrë vesh nga mediat dhe nuk kishte asnjë dijeni. I pyetur nëse lëvizja e Topallit e dëmton PD-në, Berisha theksoi se çdokush ka të drejtë të zgjedhë.

Pjesë nga biseda:

Gazetarja: A kishit dijeni për krijimin e lëvizjes së re politike të Jozefina Topallit?

Berisha: Nuk kam patur dijeni e kam marr vesh nga mediat. Çdo njeri ka të drejtë të bëjë zgjidhjen e tij. Jozefina Topalli në dijeninë time ka patur të drejtën e kandidimit i ëhstë ofruar, dhe siç kam parë nga mediat ajo ka refuzuar të kandidojë në forumet e PD, ajo ka bërë zgjedhjen e vet duke krijuar një lëvizje.

Gazetarja: A e dëmton kjo PD?

Berisha: Thelbi i filozofisë së njeriut të lirë është zgjedhje. Çdo njeri ka të drejtën e zgjedhjes, pastaj se cilat janë pasojat e zgjedhjes është përgjegjës vetë ai që zgjedh.