Rrëfehet Albi Nako: “Ja pse e krahasova 40-vjeçaren me ‘Planeti i Majmunëve”

Në një intervistë eksklizve për Top Albania Radion, balerini dhe koreografi i famshëm Albi Nako foli për skandalin mediatik që u bë ditën e djeshme në Top Channel.

Ai tha se komentet ofenduese e diskriminuese ishin thjeshtë për ta promovuar Belën, 40-vjecaren e cila prej 2 dekadash ka dëshirë të jetë një kërcimtare njohur. Një ndër krahasimet më të komentuara në rrjet ishte ajo e “Planeti i Majmunëve” që bëri publikun të kërkojë largimin e Nakos nga emisioni.

Albu u shpreh se nuk e priste që kjo cështje të komentohej kaq shumë dhe të merrej vetëm në aspektin negativ. Ai shpjegoi se krahasimi i planetit të majmunëve ishte dicka pozitive pasi majmunët, sidomos në filmin që përmendi ai, janë kafshë ekzotike madje janë kafshë dhe shumë të dashura.

Po ju cfarë mendimi ndani rrethë komentit të koreografit?