Rozana Radi bën dedikimin përlotës për prindërit që nuk jetojnë më: “Kisha harruar që s’do t’ju kisha përgjithmonë”

Moderatorja dhe këngëtarja e mirënjohur Rozana Radi ka prekur të gjithë publikun me veprimin e fundit. Ajo ka vendosur tu kushtojë disa fjalë prindërve që nuk jetojnë më duke na përlotur të gjithëve. Nëpërmjet këtij postimi ajo na thotë se duhet t’i vlerësojmë njerëzit tanë të dashur kur janë gjallë dhe të mos i lëmë pas dore.

”Kur ju ishit aty shpesh here une isha e zene duke u rritur, saqë harroja qe s’do t’ju kisha gjithmone! Vleren tuaj e kuptova kur shikoja vendin tuaj bosh! E kam me ty qe po me lexon tani :

“Nëse një ditë koha e shpenzuar me prindërit e tu të duket sikur të kërkon shumë stërmundim, kujto se një ditë gjithçka që do të mbeten, do të jenë thjesht fotografite!

Ajo cfar sot jam dhe shpresoj te jem neser, ia kam borxh babait dhe nenes time. MAM & BAB”, shkruan Rozana në postimin e saj në rrjetet sociale, që me siguri ka emocionuar shimë prej nesh.