Roli i Ramës dhe bisedat Turqi-Greqi: Arjan Çani lëshon paralajmërimin e fortë

Gazetari Arjan Çani ka dhënë komentin e tij vizitat e Ramës në Ankara dhe më pas në Athinë, rolin e tij në bisedat mes dy shteteve. Çani ka thënë se Rama po e bën çdo gjë për hesap të tij dhe për interesa personale.

Ai shtoi se nëse takimi zhvillohet në Tiranës, atëherë është në mes një pazar shumë i madh, ekonomik.

Sipas tij, shumë shpejt media e do e bëj publik, gjithashtu dhe SPAK-u.

Çani: Ore dëgjoni këtu, unë di të them kaq, që nëse Turqia dhe Greqia vijnë e takohen në Tiranë, atëherë i bëjnë një dhuratë të madhe Ramës, dhe për më tepër këtu diçka ka, ka një pazar të madh.

Hila: Po ç’a pazari thua, të rrinë njerëzit të hamendësojnë tani se çfarë po luhet.

Çani: Po po ka. Media një ditë do i nxjerri, dhe pas medias do i nxjerri dhe SPAK-u. Dëgjo, edhe një herë. Nëse takimi bëhet në Tiranë do jetë dhuratë e madhe, do jetë për qejfin e Ramës. Unë nuk jam këtu të mbroj asnjë, sepse nuk jam paguar nga askush.