“Rogën me të cilën e mbanim familjen e jepnim për PD-në”, Topalli vjen me një rrëfim ekskluziv, tregon shumë të pa thëna

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli treguar se si ishin fillimet e saj në PD kur jepnin rrogën për të ngritur partinë dhe askush nuk mendonte të përfitonte për interesa personale.

“E vërteta është liria ime dhe e secilit prej nesh. Nëse nuk i qëndrojmë të vërtetave, nuk jemi këto që jemi. Kam qenë 32 vjeçe kur filluam opozitën e ’97-ës dhe në PD kishte një numër që përfundonte me gishtat e një dore dhe lëvizja në të gjithë Shqipërinë për të ngritur PD bashkë me të tjerë nën drejtimin e Berishës. Jo të mendonim të përfitonim për interesa personale, por jepnim edhe atë që kishim të fundit që ishte rroga me të cilën mbanim familjen, kështu që nuk ka lidhje ajo opozitë me situatat aktuale”, tha Topalli.

Sa i përket akuzave që janë ngritur së fundmi ndaj Bashës se jeton në vila luksoze në kryeqytet e zona bregdetare, Topalli thotë se si lider i opozitës që pretendon të bëhet kryeministër, duhet të japë shpjegime.

“Thashë që opozita ka nevojë për një drejtim të ri dhe të pakorruptuar. Besoj që minimalisht duhet të japin shpjegime për 4 vilat e përfolura në mediat kohët e fundit, 2 vilat që ka banuar me familjen në rezidencave rreth Tiranës dhe të tjerat në zonat rezidenciale të bregdetit tonë. Ka për detyrë që ti thojë shqiptarëve, jo vetëm ti thojë që unë të çoj në gjyq. Okej, ke të drejtë të çosh në gjyq, por për shqiptarët e tjerë duhet të shpjegosh. Ke banuar ndonjë natë në shtëpitë e vilat e oligarkëve? Ke kaluar ndonjë ditë në vilat e oligarkëve në bregdet? Sa vite keni bërë për të mbaruar universitetin? A janë gënjeshtra ata që thonë se të janë dashur vite të tëra për të marrë universitetin? Nëse dikush pretendon të jetë kryeministri i vendit duhet të japë përgjigje për qytetarët”, tha Topalli.