Rikthehet Kuvendi! S’ka më pushime për deputetët dhe ministrat, ja data kur nis Parlamenti

Deputetë dhe ministra, nisin punën me datë 7 shtator në orën 17:00, ku edhe starton sesioni i ri parlamentar që do të nisë me rregullat e vjetra kundër përhapjes së COVID-it.

Gazetarët nuk do të lejohen në parlament dhe komisionet do bëhen online. Para seancës së datës 7 shtator, do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve, ku pritet që të diskutohet nëse deputetët do të lejohen që të jenë në sallën e komisioneve, por pa gazetarët.