Rikthehet karantina në Shqipëri? Komiteti i Ekspertëve pritet të dalë me deklaratë të jashtëzakonshme

Komiteti Teknik i Ekspertëve do të dalë sot në deklaratë për media, mesa duket për të njofuar masa të reja parandaluese ndaj pandemisë.
Deklarata për media është parashikuar të mbahet në orën 15:30, e ndonëse nuk dihen detaje, me gjasë do të prezantohen masa shtesë.

Shqipëria, teksa përballet me valën e dytë të pandemisë, ka vetëm një masë të detyrueshme, atë të mbajtjes së maskave në ambientet publike, si dhe mbylljen e univestiteteve.