Rikthehen radhët e gjata në Kakavijë! Shqiptarët përballen me të papriturën, autoriteteve greke s’u mjafton testi

Duket që orvatjet për shqiptarët nuk kanë të sosur vetëm për të kaluar kufiin. Gjatë ditës së sotme janë krijuar radhë të gjata në pikën kufitare të Kakavijës. Shkak i radhëve këtë herë nuk është bërë plotësimi i kuotës së kalimit por testet e koronavirusit.

Mësohet se shqiptarët me dokumente greke që shkojnë në Greqi përveç PCR testit që u tregojnë autoriteteve, janë të detyruar të bëjnë edhe tamponin në Kakavijë.

Tamponi kërkohet vetëm në pikën kufitare të Kakavijës, jo në atë të Kapshticës.