Revoltohet Ilir Meta, përplas duart në tavolinë dhe tregon çfarë e pret Shqipërinë: Mbajeni mend këtë që po them

Presidenti Ilir Meta, deklaroi se kryeministri Edi Rama ka kryer një akt kriminal me shkeljen e 5 qershorit. I revoltuar, Meta përplasi duart dhe i gjuajti tavolinës teksa i kërkoi analistit Mentor Nazarko, që të mos e ndërpriste.

“Mbajeni mend këtë që po them: edhe sikur të respektojë këtë marrëveshje, ka edhe kushte të tjera, pasi zgjedhjet e 25 prillit do jenë më të monitoruarat. Me prekjen e 5 qershorit nuk ka çelje negociatash, këtë dëgjojeni nga unë,” tha Meta i ftuar në një studio televizive.