“Reshje historike dhe të jashtëzakonshme dëbore” Temperatura ekstremisht të ulta, ja ç’pritet këto ditë

Pas alarmit të dhënë nga sinoptikanët ku pritej stuhia ‘Filomena’ ka goditur pjesë të Spanjës ku ka sjellë reshje të mëdha dëborë në gjysmën e vendit ndërsa autoritetet janë në gatishmëri për këtë të shtunë. Sipas mediave lokale, reshjet e borës në Madrid janë më të rëndat në të paktën 40 vjet.

“Reshje historike dhe të jashtëzakonshme dëbore”/

Agjensia meteorologjike e vendit tha se reshjet e borës ishin “të jashtëzakonshme dhe me shumë gjasa historike”. Me gjithë problematikat, kishte nga ata që e shfrytëzuan në maksimum dëborën, pasi dolën të luanin me të përreth sheshit “Puerta del Sol” të Madridit. Moti i ftohtë pritet të vazhdojë përtej fundjavës dhe temperaturat në Madrid parashikohet të arrijnë -12 gradë Celcius të Enjten.

Përveç reshjeve të mëdha të borës, Filomena pritet të trazojë detet, të sjellë shira të rrëmbyeshëm dhe erëra të fuqishme që do të shkaktojnë probleme në shumë vende evropiane, veçanërisht në Spanjë dhe Portugali.

Dhe këtë nuk do ta bëjë për një ose dy ditë, por moti i keq, sipas ekspertëve, do të zgjasë për disa ditë. Evropa qëndrore ndërkohë ka përjetuar prej ditësh tashmë temperatura të ulëta dhe reshje shiu. Akoma më shumë shira sipas meteorologëve priten gjatë ditëve të ardhshme në Itali dhe Ballkan.