Rëndohet situata në Shqipëri, Lulzim Basha bllokohet në mes të rrugës

Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbetur i bllokuar rrugës për në Shkodër. “Situata në rrugët e vendit paraqitet e rëndë. Situata zgjidhet duke marrë masat paraprake. Reshjet e dëborës dhe ngricat priteshin prej ditësh.

Prej disa orësh i bllokuar në rrugë. Gjatë rrugës për Lezhë dhe Shkodër nuk pashë asnjë borëpastruese. Ambulanca dhe automjete private të bllokuara rrugës, pa ndihmë”, shprehet Basha.