Rëndohet situata në Kapshticë, irritohen qytetarët dhe përplasen me policinë

Pala greke ka mbyllur punën në pikën kufitare në Kapshticë pasi është plotësuar kuota e kalimit të 300 qytetarëve dhe nuk do lejohet asnjë qytetarë tjetër të shkelë në territorin grek gjatë ditës së sotme.

Kjo gjë ka irrituar qytetarët që janë në radhë, të cilët kanë nisur dhe një përplasje me policinë. Ata kërkojnë që të hapet kufiri, e thonë që kanë me orë të tëra që presin.

Nga ana tjetër dhe në Kakavijë vijon të jetë e rënduar, pasi radha është kilometrike dhe nuk do lejohen të kalojnë të gjithë qytetarët.