Rekord të shëruarish në 24 orët e fundit, ja si është situata në spitalet e COVID

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me situatën e spitaleve ku marrin mjekim të infektuarit me kooronavirus në vendin tonë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 142 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 4332, që nga fillimi i epidemisë.

Kjo është dita me më shumë të shëruar që prej fillimit të pandemisë.

Mësohet se aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 148 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 19 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.