Reagon krahu i djathtë i Bashës: Ja çfarë e tërboi sot Edi Ramën

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi thotë se protesta e sotme ishte model dhe paqësore. Në një postim në Facebook, Bardhi shkruan se kjo mbështetje që mori protesta nga qytetarët e ka tërbuar kryeministrin Edi Rama.

“Një protestë model, paqësore dhe që mori duartokitjen e qytetarëve që ndaluan makinat e tyre në trafikun e Tiranës gjatë kohës së marshimit drejt Drejtorisë së Policisë. Kaq ka mjaftuar dhe mbështetja e qytetarëve të Tiranës e tërboi sot Edi Ramën, duke i rrëzuar cilësimin 4 ditor , që i bënte të rinjve shqiptarë si “huliganë”dhe “të blerë”, shkruan Bardhi.

Bardhi thotë se urdhrin për të sulmuar protestuesit pa asnjë shkak është kiminal dhe provokon dhuë. “Helmimi masiv i Tiranës me gaz lotsjellës dhe dhua ndaj fëmijëve është banditizëm shtetëror”, thotë Bardhi.

“Urdhri për të sulmuar protestuesit pa asnjë shkak është kiminal dhe provokon dhuë. Çdo pengesë për një protestë paqësore apo ndalimi i qytetarëve pa kryer asnjë akt dhue është i paligjshëm. Helmimi masiv i Tiranës me gaz lotsjellës dhe dhua ndaj fëmijëve është banditizëm shtetëror.

Dhuën po e nxit Edi Rama. Arsyeja e vetme është frika që tashmë shumica e shqiptarëve nuk e pranon dhe po kundërshton arrogancën, dhuën dhe keqqeverisjen e tij 7 vjeçare. Ai është frymëzuesi dhe autori i shndërrimit të Policisë së Shtetit në një bandë që lufton qytetarët. Që pasi të vret, të pengon edhe të protestosh”, mbyll postin Sekretari i Përgjithshëm i PD.