Reagimi i ashpër i Zv. Ministrit të Mbrojtjes kundrejt LSI: “Luftë e paskrupullt, ky është koalicioni i rivdekjes”

Vazhdojnë debatet për ndërtimin e qendërës spitalore të mundësuar nga Erdogan në Fier. Ditën e sotme, Zv. Ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi bëri një deklaratë të fortë kundrejt LSI dhe gjithë atyre që po mundohen të ndalojnë këtë projekt.

Ai e quan këtë luftë të paskrupullt sidomos nga LSI ndërkohë që koalicioni Meta-Berisha për inat të Edi Ramës po sakrifikon jo vetëm mirëqenien e vendit por edhe shëndetin e qytetarëve.

“Eshte absurd dhe diskretitues lufta e paskrupullt e LSI kunder ndertimit te spitalit ne Fier.

Kjo parti, qe me demek ka prioritet punesimin po ben c’eshte e mundur qe tu heqe shansin atyre dhjetera punetoreve qe do paguhen duke punuar ne ndertimin e spitalit te ri. Per te mos permendur standartet e larta te sherbimit spitalor qe do ofroje ky projekt i shumepritur.

Koalicioni i Rivdekjes Meta Berisha, per inat te Edi Rames sakrifikon jo vetem mireqenien, punesimin, zhvillimin, por edhe shendetin e njerezve.”, shkruan Petro Koçi.