Ratifikimi i marrëveshjes së vaksinës, Hysi: “Është sekret shtetëror, kush e shkel ka përgjegjësi penale”

Ditën e sotme priten që deputetët të njihen me marrëveshjen e vaksinës pasi ajo nuk mund të votohet pa dijeninë e tyre. Këtë e ka bërë të ditur nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi gjatë një interviste për “A2 CNN”.

Ajo theksoi se kushdo që shkel kushtet e kësaj marrëveshjeje do të mbajë përgjegjësi penali pasi bëhet fjalë për një sekret shtetëror dhe procedura është e tillë. Deklarata e saj shtoi më shumë kuriozitetin e publikut rreth mënyrës se si vaksina erdhi në Shqipëri por ajo theksoi se nuk do të japë asnjë detaj psri sërish mbetet një sekret shteteror.

“Marrëveshja që ratifikojmë sot ka kushtet e konfidencialitetit dhe ne sot kemi të drejtë të njihemi me marrëveshjen dhe çdo detaj të saj, por është sekret shtetëror dhe nuk kemi të drejtë të japim asnjë informacion”.” -tha ajo gjatë intervistës.