Ramën apo Bashën kë duhet të votojnë shqiptarët? Përgjigjet Spartak Ngjela: “Votën do ta marrë ai që…”

Teksa jemi në prag të zgjedhjeve të 25 prillit, fushatat elektorale dhe analizat e opinionistëve janë në qendër të vëmendjes së qytetarëve. Spartak Ngjela ka qenë i ftuari i Eno Popit në Top Albania Radio ku ka folur më shumë rreth kësaj çështjeje të rëndësishme.

Ai tha se votën do ta marrë ai që ka para, duke nënkuptuar se votat shiten dhe kjo tashmë nuk është dicka e re. I pyetur se kë duhet të votojnë shqiptarët, Ramën apo Bashën, Ngjela u shpreh se asnjërin pasi të 2 janë të korruptuar.