Rama zbuloi arsyet pse kërkon mandatin e tretë, PD-ja i kundërpërgjigjet menjëherë

Partia Demokratike ka reaguar menjëherë pas deklaratës së kryeministrit Rama i cili tregon arsyet pse kërkon mandatin e tretë.

PD thotë se Rama nuk mund t’i bëjë në 4 vite, ato që nuk i përmbushi dot brenda 8 viteve të qeverisjes.

“Edi, ajo që s’i ke bërë për 8 vjet, s’do t’i bësh për 4 vjet. Të gjithë shqiptarët e dinë që e ke lënë në baltë Shqipërinë. Vetëm ne mund ta sjellim ndryshimin dhe shpresën që i duhet Shqipërisë! Më 25 prill fiton Shqipëria dhe humb Rama” – shkruan PD në faqen e saj në Twitter.