Rama vjen me lajm të mirë: Kjo kategori e shqiptarëve do përfitojë këto gjëra në vitin që vjen

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga ndërtimi i një tjetër projekti. “Kantieri i ujit në Shijak, do të transformojë rrënjësisht një rrjet të ndërtuar në vitin 1960, ku ata që i morën Shijakut votën lumë 25 vjet nuk shtuan asnjë pikë ujë në çezëm”, shkruan Rama. Kryeministri shton se banorët e Shijakut do të kenë edhe 24 orë ujë pa ndërprerje brenda vitit 2021.

Postimi i Ramës:

KANTIERI I UJIT në Shijak, do të transformojë rrënjësisht një rrjet të ndërtuar në vitin 1960, ku ata që i morën Shijakut votën lumë 25 vjet nuk shtuan asnjë pikë ujë në çezëm! Sot furnizimi bëhet 2 deri në 3 herë në ditë dhe bashkë me Rilindjen nga gërmadhat e tërmetit të 26 nëntorit, banorët e Shijakut do të kenë edhe 24 orë ujë pa ndërprerje brenda vitit 2021.