Rama tregon çfarë po ndodh me projektin e rëndësishëm që po mban pezull gjithë Tiranën

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me publikimin e pamjeve nga puna që vijon 24 orë për ndërtimin e nyjës lidhëse të Unazës tek ‘Shqiponja’. Një pikë kyçe kjo që ka krijuar kaos në trafikun në kryeqytet dhe që shihet si shpëtimtarja e trafikut të rënduar në Tiranë prej vitesh.

“MIRËMËNGJES, dhe me punën që vijon ditë e natë në nyjen SHQIPONJA, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.