Rama sonte i ftuar në Opinion, Fevziu tregon incidentin që ndodhi para se të fillonte emisioni

Moderatori Blendi Fevziu i ka nxjerrë kryeministrit Rama deklaratat ku ai ndryshonte mendim për përdorimin e maskave. Rama menjëherë i kujtoi Blendi Fevziut dezinfektimin që i bëri studios para fillimit të emisionit.

Fevziu u detyrua të shpjegojë incidentin që ndodhi në studio. Ai tha se kompania që dezinfekton studion nuk e dinte se kishim emision.

Pjesë nga biseda:

Edi Rama: Apo të flasim për mjegullën që ishte këtu. Blendi Fevziu: Ndodhi një incident para se të fillonim emisionin. Kompania që dezinfekton studion nuk e dinte se kishim emision dhe e bëri shumë vonë. Ishte një mjegull që mesa duket paska ikur.