Rama përçan PD, u merr demokratëve ekspertin dhe i beson postin e rëndësishëm

Kryeminsitri Rama i ka besuar sot një post të rëndësishëm në qeveri një prej ekspertëve të PD-së.

Eksperti i Ekonomisë, ish-sekretar në Partinë Demokratike, Besart Kadia, pasi u shfaq kohët e fundit në ekrane dhe ka mbajtur kryesisht qëndrim proqeveritar, është emëruar nga kryeministri Edi Rama, si pjesë e kabinetit qeverisës së drejtuar prej tij.

Kadia është emëruar në postin e zv.ministrit të Financave dhe Ekonomisë.

Besart Kadia ka mbaruar studimet bachelor dhe master për Shkenca Politike dhe Ekonomike në Bristol University në Angli.

Ai ka punuar si audit për kompaninë Ernst & Young dhe nga viti 2009 shërben si pedagog në Micro dhe Macroekonomi në UET, ku po përfundon edhe doktoraturën mbi sfidat e tregut financiar në Shqipëri.

Gjithashtu Kadia është edhe drejtori ekzekutiv i Fondacionit për Liri Ekonomike.

Foto: