Rama për Lulzim Bashën: E dua shumë por një herë në muaj e meriton një “shpullë”

Kryeministri Edi Rama komentoi sot akuzat e kreut të PD sa i përket inceneratorëve të përpunimit të mbetjeve. Ai tha se do të flasë sonte në ‘Opinion’ me detaje përse Lulzim Basha është i shqetësuar sa i përket inceneratorëve.

Rama madje shtoi se do të publikojë edhe dokumente që e implikojnë Bashën në çështjen e përpunimit të mbetjeve.

“Sontë do të flas me dokumente se pse është i shqetësuar Luli. E dua shumë Lulin, por ndonjë shpullë një herë në muaj e meriton, sepse është kusht i dashurisë se kush të rreh të do” – tha Edi Rama.

Lulzim Basha prej disa ditësh e akuzon qeverinë për aferë me inceneratorët, por sot ai ka drejtuar gishtin edhe ndaj SPAK-ut. Ai kërkoi që ky i fundit të justifikojë ekzistencën duke hetuar çështjen në fjalë.