Rama parashikon dimër të vështirë, zbulon nëse do ketë mbyllje tjetër për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama u shpreh se na presin ditë të vështira në vijim. Sipas tij numrat e Covid mund të rriten me shpejtësi dhe mund të bllokojnë kapacitetet, sepse s’ka kapacitete s’ka burime njerëzore. Rama tha se nuk do ta besojë për një mbyllje tjetër e përgjithshme.

“Po një dimër i egër, dhe vala e dytë siç kanë paralajmëruar ekspertët do jetë më e egër. Deri tani jemi në një situatë që nuk është as mes më alarmanteve në kontinent, as e lehtë, është situatë në kontroll po të shohim numrat dhe kapacitetet. Sezoni i gripit është aktua. Numrat mund të rriten me shpejtësi dhe mund të bllokojnë kapacitetet, sepse s’ka kapacitete s’ka burime njerëzore.

Unë nuk dua të besoj se një mbyllje tjetër e përgjithshme, në fakt edhe vendet e tjera që kanë rritje, nuk bëjnë mbyllje si ato të radhës së parë. Mendoj që nëse ne respektojmë rregullat, mbajmë maskat dhe distancat, kemi në dorë shumë. Presidenti i porsazgjedhur ka thënë se duke mbajtur maskat mund të shpëtojmë 100 mijë jetë, dhe ndërkohë ka thënë se duhet të përgatitemi për 200 mijë vdekje të tjera. Është e pamundur që çdo gjë të shkoj vaj me këtë sëmundje”, tha Rama për Open.