Rama nxjerr videon dhe jep lajmin, tregon se çfarë do të ndodhë në verën e ardhshme

Rruga e Arbërit po merr formën e shumëpritur. Edhe pse për shkak të pandemisë, ka patur ndalesa të punës gjatë muajit mars dhe vonesa në furnizimin me bazën materiale, po punohet intensivisht për të mos shtyrë afatin e hapjes së rrugës vitin e ardhshëm.

Kryeministri Rama ka publikuar pamjet dhe shprehet se në verën e ardhshme do të jetë një ëndërr shumëvjeçare e realizuar për dibranët

“MIRËMËNGJES

dhe me këtë xhiro nëpër shtratin e hapur të Rrugës së Arbërit, që në verën e ardhshme do të jetë një ëndërr shumëvjeçare e realizuar për dibranët[W1] , e do të zbulojë për tiranasit hapësirat magjike të jastëkut të gjelbër të kryeqytetit që shtrihet deri pranë Dibrës, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.