Rama nxjerr blof Lulzim Bashën (Video)

Basha përdor politikisht një video të 2018-ës me familjen në nevojë, Rama e përgënjeshtron, publikon reagimin e kryefamiljarit: Do ta hedh në gjyq, abuzoi

Një video e publikuar nga Lulzim Basha ku tre vite më parë një kryefamiljar tregon jetën e tij të vështirë dhe të varfër ka sjellë reagimin e fortë të këtij të fundit. Kryefamiljari nxjerr blof liderin e PD ku thotë se gjendja e tij ekonomike është përmirësuar,

Këtë video e ka ripostuar kryeministri Edi Rama, të shoqëruar nga postimi “PA KOMENT dhe me keqardhje për çka mund ta shihni e ta gjykoni vetë duke thënë se qytetarët duhet të kenë kujdes nga helmi i dizinformimit.

Vetë kryefamiljari Agim Qosja thotë se Lulzim Basha nuk mund të bëhet kryeministrit duke abuzuar në këtë mënyrë. Prandaj ai këmbëngul se do ta hedhë në gjyq Bashën pasi ka abuzuar me fëmijët e tij të mitur, duke përdorur një video të tre viteve më parë.