Rama monitoron nga afër situatën në Shkodër: Ja çfarë pritet në 24 orët e ardhshme

Kryeministri Edi Rama ka shkuar ditën e sotme në Obot, Shkodër për të parë situatën e shkaktuar nga reshjet intensive. “24 orët e ardhshme priten të kenë rreshje shumë intensive në zonën e Shkodrës”, ka shkruar Rama ku shton se ndryshe nga 10 janarit 2010 sot situata vazhdon të jetë nën kontroll dhe dëmet janë minimale.

Postimi i Ramës

Obot, Shkodër – Në pikën historikisht më kritike në kohë reshjesh intensive, për shkak të zonës nën kuotë që gjithnjë afektohet nga fryrja e liqenit, por ku sidoqoftë është siguruar qarkullimi me mjetet e ushtrisë dhe furnizimi i banesave me ndihmë ushqimore.

24 orët e ardhshme priten të kenë rreshje shumë intensive në zonën e Shkodrës, që krejt ndryshe nga përmbytja e frikshme e janarit 2010, kur me më pak rreshje se këtë herë u evakuuan nga banesat mbi 10 mijë njerëz e mijëra krerë bagëti dhe qyteti u bllokua plotësisht nga uji, si rezultat i menaxhimit kriminal të kaskadës së Drinit e i bllokimit total të kanaleve kulluese, sot situata vazhdon të jetë nën kontroll dhe dëmet janë minimale, pikërisht sepse është punuar vitet e fundit me zhbllokimin e kanaleve kulluese si edhe menaxhimi i kaskadës po bëhet me profesionalizëm të lartë????