Rama: Ky është momenti që e ëndërroj të vijë

Kryeministri Rama është shprehur se ëndërron momentin kur telefoni i tij nuk do jetë i përmbytur dhe kur ai nuk do jetë i detyruar ta ngrejë çdo herë.

“Unë mendoj që në momentin që mbaron kjo pjesë, pjesa tjetër shpresoj unë duhet të jetë një pjesë, kur ti nuk kërkon më të njëjtën gjë. E ëndërroj momentin kur telefoni im nuk do jetë i përmbytur dhe kur unë nuk do jem i detyruar ta ngre telefonin çdo herë”, tha Rama për Opinion.