Rama kapet keq me Kryemadhin: ja nga se vuan ajo

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhin, e cila iu bëri apel shqiptarëve që të mos vënë maskat, për të kundërshtuar urdhrin e qeverisë. Rama tha se ajo i ka xhepat bosh dhe është në betejë për xhepat e shqiptarëve.

“Kjo i ka xhepat bosh dhe është në betejë për xhepat e shqiptarëve. E di gjithë Shqipëria që i ka xhepat bosh dhe nuk arrin dot. Ajo është aty se vuan shumë për xhepat e shqiptarëve, dhe ka një lidhje organike me xhepat e shqiptarëve, e di e gjithë Shqipëria.

Unë po them që zonja ka një lidhje me xhepin e shqiptarëve që është organike,” iu përgjigj Rama për Opinion.