Rama jep lajmin fantastik për këtë zonë të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga një tjetër investim shumë i rëndësishëm. Kryeministri uron mirëmenngjes me pamjet nga investimet bë infrastrukturën ujitëse të tokave bujqësore në Vaun e Dejës. ”Me Vaun e Dejës, pjesë e investimeve që vijojnë në infrastrukturën ujitëse të tokave bujqësore, ku po punohet për hapjen e kanalit kryesor që do të ujisë rreth 450 Ha tokë bujqësore, duke zgjidhur hallin shumëvjeçar për mbi 800 fermerëve të kësaj zone, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Postimi i Ramës:

MIRËMËNGJES dhe me Vaun e Dejës, pjesë e investimeve që vijojnë në infrastrukturën ujitëse të tokave bujqësore, ku po punohet për hapjen e kanalit kryesor që do të ujisë rreth 450 Ha tokë bujqësore, duke zgjidhur hallin shumëvjeçar për mbi 800 fermerëve të kësaj zone, ju uroj një ditë të mbarë.

sipërfaqja e ujitshme e tokës bujqësore është dyfishuar nga 120 mijë Ha që ishte në vitin 2013 në 255 mijë Ha në vitin 2020, një nga plot dëshmitë kuptimplota të rilindjes që vazhdon edhe në bujqësi.