Rama jep lajmin e mirë dhe paralajmëron ndryshimin e madh

Kryeministri Rama njoftoi se është gati projekti për filtrimin e ujërave të zeza në Bashkinë Tiranë.

“Jemi gati të nisim projektin e filtrimit të ujërave të zeza. Ujërat e zeza mbetën të pafiltuara në llumin e keq qeverisjes në shumë e shumë vite. Kjo krijoi probleme të mëdha me partnerin, qeverinë japoneze. Mendoni që marrëveshjen me qeverinë japoneze e ka bërë Bashkia Tiranë kur unë isha kryetar Bashkie dhe Bashkim Fino ishte ministër.

Sot ne i themi qytetarëve që me shumë të drejtë kanë akumuluar mërzi, inat, për shkak të ujit në zona të ndryshme që faktikisht nga sot në të gjitha ato pika ku deri dje ishte problem do të kenë 24 orë ujë”, tha Rama.