Rama jep lajmin e madh për shqiptarët në Gjermani

Patenta shqiptare shumë shpejt mund të njihet edhe në Gjermani. Kështu ka deklaruar kryeministri Edi Rama, gjatë rubrikës pyetje përgjigje, pasi u pyet nga një i ri shqiptar që jeton në Gjermani. Rama tha se tanimë e kemi kaluar provimin e autoriteteve të inspektimit të standardeve të transportit sa i përket strukturës tonë dhe se gjithçka është në dorë të autoriteteve gjermane.

“Ne kemi tanimë kaluar provimin e autoriteteve të inspektimit të standardeve të transportit sa i përket strukturës tonë dhe është bërë një revolucion në shërbim ndaj të gjithë drejtuesëve të mjeteve. Raporti me vlerësim jashtëzakonisht pozitiv ka shkuar në ministrinë federale e cila e ka shpërndarë për të gjitha shtetet që përbëjnë republikën federale sepse duhet që çdonjëri nga landers ta aprovojë dhe pastaj patenta shqiptare të njihet të gjithë vendet. Kjo është në dorë të autoriteteve gjermane ne e kemi bërë detyrën tonë. Shumë shpejt do të vijë momenti i shumëpritur për ju që të mos keni nevojë për të bërë ato pagesa të kripura por të mbanë atë shqiptare”, tha Rama.

Kurse kërkesës së një tjetër qytetari i cili transporton mallra, për një paketë ekonomike, Rama iu përgjigj se është e pamundur pasi ata nuk janë prekur nga pandemia.

“Përshëndetje i dashur Taulant , sipas verifikimit të bërë, ne kemi ndihmuar me mbështetje financiare të gjithë ata kanë mjete transporti pasagjerësh, përderisa tregtia e mallrave dhe e transportit ska pasur ndalesë nuk ka pasur një paketë për ju. Nga të gjitha të dhënat xhiroja e zakonshme e kësaj kategorie nuk ka pësuar asnjë ndlesë”, Rama.