Rama jep lajmin e madh: “Ja çfarë do të ndodhë në fund të konferencës për Reformën në Drejtësi”

Do të shpaloset programi për “Shqipëria 2030” dhe plani i zhvillimit për Shqipërinë 2021-2025, tha Rama ditën e sotme. Ai përmendi disa detaje rreth konferencës së reformës në drejtësi dhe çfarë pritet të ndodhë pas saj.

“Sot në këtë komunikim, ne u munduam të përmbledhim disa fakte që përgjithësisht nuk janë të njohura për të gjithë ju por për ata që i kanë prekur nga afër këto ndryshime që kanë marrë legalizimin e shtëpisë në një numër të paimagjinueshëm deri në 7 vite më parë.

Sot kemi kaluar numrin e 200 mijë legalizimesh. Fakte që i kanë parasysh ata që janë zvarritur për një të drejtë prone. Ata që kanë fëmijë të mitur në institucione peniteciare. Faktet janë të lodhshme, janë të mërzitshme por faktet janë këtu. Kjo është një pasqyrë për të parë jo sa shumë kemi bërë por atë që pashë në fillim që ne e dimë ku duam të shkojmë. Ne do vazhdojmë të paraqesim faktet para shpalosjes për Shqipërinë 2030 dhe planin e zhvillimit për Shqipërinë 2021-2025”, tha Rama.