Rama i zbulon të gjitha, kush pagoi darkën e zyrtarve të shtetit në Dubai dhe përse ata shkuan atje

Prej ditësh tashmë po flitet pa fund për darkën e zyrtarëve shqiptarë në Dubai përfshirë edhe Samir Manen i cili nuk dihej përse gjendej aty. Teori të shumta kanë qarkulluar në rrjet se përse ata ishin mbledhur në një darkë luksoze kur fare mirë këtë takim mund ta zhvillonin në Tiranë. I ftuar mbrëmjen e kaluar në “Open”, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama më në fund sqaroi publikisht se për cfarë ishin mbledhur ata dhe kush e pagoi darkën.

“Udhëtimi nuk ka qenë për pushime, por një udhëtim pune me ftesë të palës mirëpritëse, pasi ne kemi lidhur marrëveshje me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe pjesë e kësaj marrëveshje.

Nëse nuk do dija arsyen se pse ministrat ishin atje dhe unë do të kisha të njëjtin reagim, sepse për në Dubai është vend luksi dhe vend qejfi. Por në rastin konkret informacioni që unë kisha më bëri që të mos shqetësohem, përveç se për një fakt pse u bë kjo video dhe pse doli.

Sepse nuk e dija që videon e bëri lokali dhe e shpërndau vetë lokali për të nderuar atë tavolinë që ishte e ftuar nderi atë natë nga pala mikpritëse. Ishte një delegacion i madh, ku kishte edhe media, edhe gazetarë. Udhëtimi i këtij delegacioni të madh ka qenë një darkë pune, pasi ne kemi arritur një marrëveshje me qeverinë e Emirateve të
Bashkuara Arabe.

Videoja është filmuar nga vetë restoranti dhe është hedhur në “Instagram”-in e vetë restorantit. Princi i Kurorës së Emiratave të Bashkuara Arabe është një njeri i jashtëzakonshëm. Ai do të investojë edhe për ndërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti. Ai ka investuar personalisht për ndërtimin e 2000 banesave” -tha Rama duke zbuluar se kjo darkë u pagua nga Emiratet e Bashkuara./Source.al