Rama i përgjigjet ashpër Enver Roshit: “Asnjë deputet, asnjë ministër, asnjë drejtor nuk do ta marrë vaksinën para”

Drejtuesi i Komisionit të Shëndetësisë Enver Roshi mori një përgjigje shumë të ashpër nga Edi Rama ditën e sotme pasi kërkoi që deputetët të jenë në listën e personave që duhet të vaksinohen të parët. Kjo sepse ata janë në takime të shumta dhe ambiente me rrezikshmëri shumë të lartë për këtë arsye atyre t’u kushtohet më shumë rëndësi.

Mirëpo, këto komente nuk janë pritur aspak mirë nga kreu i shtetit i cili menjëherë ka reaguar duke thënë se kjo gjë nuk do të ndodhë kurrë. “Asnjë deputet, asnjë ministër, asnjë drejtor, që nuk është mbi 75 vjeç, nuk do ta marrë vaksinën para.” -tha ai.