‘Rama i dha një goditje në fytyrë BE’, PD-ja zbulon lëvizjen që duhet të bëjë Parlamenti

Miratimi i Kodit Zgjedhor sipas Përfaqësuesit të PD-së në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi prish rregullat që garantojnë zgjedhje të lira.

“Është Kodi i kryeministrit Rama, i drejtohet zgjedhjeve me një kornizë ligjore që thyen standardet dhe nuk garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme.Rama i ka dhënë një goditje në fytyrë Bashkimit Europian, atij që na ka përcaktuar një reformë konsenusale dhe jo një reformë e njëanshme që prish standartet e zgjedhjeve.”

Bylykbashi sqaron pse nuk qëndron argumenti i kryeministrit i cili ka thënë se Presidenti do të minojë zgjedhjet duke e çuar Kodin për Opinion në Komisionin e Venecias.

“Është gënjeshtër e Ramës. Rregullat që u vendosën (të enjten) nuk hyjnë në fuqi përpara datës 17 shkurt kur është regjistrimi i partive dhe më pas koalicioneve.”

Ndryshe nga Kryeministri, demokrati Bylykbashi mendon se nëse Venecia do të ketë rekomandime, ato duhet të implementohen në Kod.

“… Nëse sistemi zgjedhor në dhjetor do të konsiderohet në shkelje me standardin, parlamenti duhet të ndërhyrë menjëherë përpara datës 17 shkurt, të ketë ndryshuar rregullat dhe të ketë rikthyer në gjendjen, në mënyrë që kur të regjistrohen subjektet, të paktën një pjesë e standardit të jetë arritur.”