Rama flet për herë të parë për frikën nga infektimi me Covid, Eni Vasili e vë në vështirësi

Mbrëmjen e sotme kreu i qeverisë është i ftuar në emisionin e Eni Vasilit në Top Channel, duke folur për situatën aktuale të vendit me përballjen e Koronavirusait. Pas transmetimit të pamjeve live nga spitali Shefqet Ndroqi, Eni Vasili e ka pyetur kryeministrin se a ka frikë se mos infektohet vetë, pasi çdo ditë është në kontakt me shumë njerëz.

Ai tha se sigurisht që ka frikë, por më tepër shqetësimi i tij është se mos infekton familjarët e tij apo rrethin me të cilin punon.