Rama fiton mandatin e tretë? Mediu analizon situatën dhe zbulon prapaskenat brenda Partisë Socialiste

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu thotë se Shqipëria është në një paradoks jashtëzakonisht të madh duke pretenduar se është një shtet demokratik, por nuk funksionon as kushtetuta, as institucionet, as liritë dhe të drejtat.

Më tej, kreu republikan u shpreh se PS po përdor në mënyrë të qëllimshme administratën për zgjedhjet e vitit 2021

“Objektivi që ka vendosur PS është objektivi i nisur pikërisht mbi këto instrumente manipulativ. Ka të dhanë të qarta që PS po vendos detyrim përballë të gjithë punonjësve të administratës, detyrimin e të gjithsecilit për të garantuar një numër të caktuar votash, në mënyrë që të mbajë vendin e punës, duke u bërë atyre kërkesën që të paraqesin pranë strukturave përkatëse të gjithë listën e emrave me karta identiteti, të cilët do të votojnë për PS-së. Duke shtuar këtu influencat me grupet kriminale, me të cilat ka filluar një komunikim intensiv nga ana e lidershipit të PS-së. Ato grupe kriminale që kanë manipuluar zgjedhjet e kaluara dhe duke parë edhe elementë të tjerë pazaresh që përpiqen të hedhin në partitë e tjera për të përçarë opozitën.”-tha Madiu për A2.

Për Mediun, “e gjithë përpjekja e Edi Ramës për të përçarë opozitën ka të bëjë me një analizë brenda PS-së, që kjo parti është e humbur”.

“Më tepër se sa analizat, tashmë më tepër vihet re një realitet që është i qartë. Kemi një mungesë të plotë qeverisje, kemi një ekonomi tërësisht të shkatërruar, kemi pasiguri, rritje të influencës së grupeve të krimit të organizuar. Të gjitha këto kanë krijuar një koncept të qartë te shqiptarët që nuk mund të vazhdohet kështu. Opozita duhet të rikthejë besimin se Shqipëria mund të bëhet”.